Kate Moss feston 40 vjetorin me një sesion fotografik për Playboy
New York, 19 qershor - Fotomodelja britanike Kate Moss ka pozuar e zhveshur për revistën Playboy. Për këtë deklaroi parukieri i saj Oribe Canales. Sipas fjalëve të tij, sesioni fotografik tashmë është bërë.
Publikimi i pozimit të hapur do të bëhet një dhuratë e veçantë në llojin e vet për Kate Moss me rastin e 40-vjetorit.
Sipas të dhënave të pakonfirmuara, revista Playboy me Kate Moss në kopertinën e saj duhet të dalë në janar të vitit 2014. Modelja do të mbushë 40 vjet më 16 janar. Në janar edhe vetë revista do të kremtojë jubileun e vet 60 vjeçar.
Në Playboy informacionin në lidhje me sesion fotografik nuk e kanë komentuar ende. Gjithashtu as vetë Kate Moss, as përfaqësuesit e saj nuk kanë kontaktuar me gazetarët.