Kate Moss e suksesshme në modelim
Londër, 7 nëntor - Supermodelja e njohur Kate Moss po dëshmon çdo herë e më shumë se është e dashuruar në modelim.
Veshjet e ndryshme për të janë më shumë se punë pasi që ajo dëshiron të eksperimentoj me rroba dhe të argëtohet.
"Kjo është ajo që do të bëja gjatë tërë kohës sikur të kisha mundësinë," thotë ajo për revistën Vogue me të cilën ka bashkëpunuar për festimin e ditëlindjes së saj të 40-të.
"Çdo ndejë në të cilën shkoj është një arsyetim që unë të shfaqem me veshje të bukur, e kjo krejt për shkak se e dua modelimin!" përfundoi intervistën Kate Moss.