Kate Moss, do të hapë agjencinë e saj të modelimit
Los Angeles, 19 shtator - Supermodelja legjendare, Kate Moss, do të hapë agjencinë e saj të modelimit, pas gati 30 vjetësh në biznesin e modës.
Në një intervistë të rrallë, ajo i tha ueb-faqes Business of Fashion se agjencia e saj do të nisë punën këtë muaj.
Moss është larguar këtë vit nga Storm, agjencia që e ka zbuluar atë në moshën 14-vjeçare.
Nuk dua njerëz të bukur, dua të krijoj yje. Dua të fokusohem më shumë në menaxhimin e karrierës së njerëzve, tha modelja britanike, Moss.
Ajo është një nga modelet me karrierën më të gjatë dhe më të sukseeshme në këtë biznes.
Revista Forbes e ka vlerësuar pasurinë e saj në 130 milionë dollarë.