Kate Midellton shtatzënë
Cambridge, 4 nëntor - Dukesha e Cambridge, Kate Midellton një ditë më parë ka qenë tek qendra e shtatzënisë pasi refuzoi të hante pastë me lajthi në një darkë mbretërore. 29-vjeçarja ka refuzuar këtë lloj ushqimi dhe në një kohë kur ekspertët këshillojnë evitimin, ka dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Nga pamjet duket se Kate i jep një shikim Uilliamit, duke fshehur diçka që miqtë e tyre nuk e dinë.
Tabloidi britanik The Sun raporton se princesha nuk ka alergji nga lajthitë. Ndërsa pallati mbretëror ka rrëzuar spekulimet.
Fëmija e Kate dhe Uilliams do të jetë trashëgimtari i fronit mbretëror në Britaninë e Madhe, pavarësisht nëse do të jetë djalë apo vajzë. Kjo pasi së fundmi është ndryshuar ligji që i bën të barabardh vajzat dhe djemtë në marrjen e kurorës mbretërore. /