Kate Middleton sërish shtatzënë
Londër, 27 dhjetor - Në Britaninë e Madhe atmosfera e festës së Krishtlindjes ka shërbyer për të krijuar një thashethem të ri mbi familjen mbretërore. Sipas zërave princesha Kate Middleton është sërish shtatzënë.
Sipas revistës The Star, dukesha e Cambridge pret të bëhet sërish nënë dhe është në muajin e tretë të shtatzënisë. Lajmërimi zyrtar u është komunikuar familjarëve dhe të afërmve me rastin e Krishtlindjes.
Sigurisht që për momentin bëhet fjalë veç për thashetheme, por në Angli janë të shumtë ata që shpresojnë që lajmi të jetë i vërtetë.