Kate Hudson shfaq shenjat e shtatezanisë
Londër, 25 janar - Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, shfaqi për herë të parë shtatezaninë e saj në publik, ndërsa mbërriti në aeroportin e Londrës Heathrow, mbrëmjen e djeshme.
Kjo është hera e parë që 31-vjeçarja Hudson dhe bashkëshorti i saj yll i rokut, Matt Bellamy, janë parë së bashku që prej publikimit të lajmit se po presin fëmijën e tyre të parë.
Në muajin e katërt të shtatezanisë, Hudson tregonte shenja të qarta të rrumbullakosjes së barkut, ndërsa po merr gjithmonë e më shumë pamjen e gruas shtatezanë. Aktori Owen Wilson nuk duhet të jetë aspak i lumtur për lajmin.
Disa vjet më parë, pas ndarjes së tij me aktoren, tentoi të vriste veten nga dëshpërimi.