Karrueche Tran kritikon ashpër Chris Brown
Holivud, 15 qershor - Chris Brown dhe Karrueche Tran vazhdojnë të kritikojn njëri tjetrin prapë dhe si duket bashkimi i tyre këtë herë nuk do të jetë i lehtë.
Këtë herë është Karrueche ajo e cila e ka kritikuar ish të dashurin e saj përmes llogarisë së saj në Instagram.
\" Mos u inatos për shkak se relacionit tonë i erdhi fundi pikërisht për shkak të mungesës së besimit. A e din se ku është ligësia këtu? Sjelljet e tua si thyerja e veturës sime, dritarja ime e thyer, gjuajta e telefonit... O njeri ndrysho, të kam thënë shumë herë\", tha ajo në postimin e saj.
Përndryshe në një intervistë të dhënë për Access Hollywood, Karrueche e ka pranuar se ajo nuk e sheh të ardhmen me Chris dhe vajzën e tij Royalty.