Karrueche Tran e pranon vajzën e Chris Brown
Holivud, 8 prill - Edhepse Karrueche Tran dhe Chris Brown akoma nuk janë pajtuar shihet se ka sinjale për një gjë të tillë.
Këtë më së miri e dëshmon fakti që tani Karrueche ka vendosur ta pranoj vajzën 10 muajshe të Chris Brown.
Një burim i hollywoodlife.com ka njoftuar se Karrueche është e gatshme ta pranoj edhe Chris Brown dhe i ka thënë atij se ajo ka vendosur ta pranoj atë dhe vajzën e tij Royal sepse ajo është pjesë e familjes së tij dhe është e pafajshme në gjithë këtë çmenduri që Chris e ka krijuar.