Kardashian: Nuk jam e lidhur me Ronaldon
SHBA, 20 prill - Bukuroshja Kim Kardashian, ka mohuar të gjitha spekulimet për lidhjen e saj me Cristiano Ronaldon duke thënë se dëshiron të qëndrojë 'single' pas ndarjes nga i dashuri i saj, Reggie Bush.
"Unë nuk mendoj se jam njëra prej vajzave për lidhje të gjata, më pëlqen të rifreskohem. Tani dua të jem vetëm. Unë nuk mund të kujtoj herën e fundit kur isha pa të dashur. Unë punoj shumë për këtë dhe vërtetë nuk po mendoj për të dashur", ka thënë bukuroshja.
Edhe pse ajo është pranë romancës së re, Kim Kardashian kategorikisht ka mohuar spekulimet se ajo e ka puthur superyllin Cristiano Ronaldo në Miami.
"Sipas mediave në SHBA, unë po puth shumë njerëz! Secilën herë kur jeni në të njëjtin vend ata thonë se je takuar me të dashur të ri dhe në këtë pikë unë jam dorëzuar. Kush është burimi? Do të doja të dija, dua të punësoj njerëz për blogun tim dhe do të doja të dija se kush janë këto burime", ka thënë Kardashian.