Kardashian mohon lidhjen me West
New York, 8 mars - Kim Kardashian dhe Kanye West u dukën një çift shumë i pashëm në javën e modës në Paris, ku pozuan me kënaqësi për fotografët.
Megithatë, një ditë më pas, show-girl amerikane përgënjeshtron të gjitha zërat për një lidhje të saj me reperin.
Jemi vetëm miq të afërt dhe na pëlqen të kalojmë kohë me njëri-tjetrin, por nuk ka asnjë lidhje romantike midis nesh, tha Kardashian.
Megjithatë, 31-vjeçarja ra në sy në kryeqytetin francez jo vetëm për frekuentimin e saj me West, por edhe për mënyrën se si ishte veshur. Jo vetëm për peliçen e bardhë, por mbi të gjitha për këpucët e saj, me vlerë prej 6 mijë dollarësh.
Të bëra me lëkurë viçi dhe të veshura me perla, këpucët e Kardashian mund tia lejojë vetes shumë pak femra të tjera.