Kanye West shpreh dashurinë për gruan e tij Kim Kardashian
Los Anxhelos, 26 maj - Kanye West nuk është një prej atyre njerëzve që i mban të fshehta ndjenjat e tij.
Kjo u dëshmua edhe dje kur ai në llogarinë e tij në twitter ju tregoi të gjithëve se sa e dashuron gruan e tij Kim Kardashian.
,,Kim, jam shumë i lumtur që jam i martuar me vajzën e ëndërrave të mia..." filloi ai tregimin për 12.4 milion adhuruesit që e shikojn llogarinë e tij.
Ai shtoi: ,, Unë të dua ty dhe Norin shumë!!! Unë do t'ju gjeja në çdo jetë."
Këto fjalë vijnë një ditë pasi Kim postoi foto nga ceremonia e dasmës së tyre vitin e kaluar në Florencë të Italisë.