Kanye West në koncert pas hospitalizimit
Melburn, 11 shtator - Reperi i njohur Kanye West është përmirësuar pas problemit shëndetësor që e pati të mërkuren.
Sipas gazetës Woman\'s Day ai u shtri në spital pas problemeve me kokëdhembje vetëm disa orë para se të performoj në një koncert në Melbourne të Australisë. Por përkundër vështirësive shëndetësore West doli nga spitali me kohë dhe u paraqit në koncert.
Në faqen e saj të instagramit Kim Kardashian kishte shkruar se hospitalizimi nuk kishte të bënte me diçka serioze. Në mbrëmje ajo `postoi një foto me bashkëshortin e saj.