Kanye West ndryshon qëndrim, del kundër Trumpit
Ky takim i tyre erdhi pasi reperi West kishte thënë se nuk ka votuar në zgjedhjet e nëntorit 2016, por ai do të kishte hedhur votën e tij për Donald Trump, nëse ai do të votonte.
Pas takimit të tyre, Trump kishte thënë se West është një njeri i mirë dhe ka shtuar se ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë.
Kanye kishte thënë në atë kohë se ai vetëm donte të kishte një fotografi me presidentin e 45-të të Amerikës, por postimi i fotografisë së tyre në llogarinë e reperit në Twitter kishte marrë dhenë.
Unë besoj se është e rëndësishme të kemi një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e ardhshëm, nëse ne duam ndryshim. Unë doja të takohesha me të për të diskutuar disa çështje, si ngacmimet në shkolla, mbështetjen e mësuesve, kurikulat modern të mësimit dhe dhunën në Chicago, kishte shkruar West në Twitter.
E tash duket se qasja e reperit ka ndryshuar krejtësisht. West ka folur për TMZ duke thënë se ai është krejt i palumtur me dy javët e para të Trumpit si president.
Sipas TMZ, reperi është i pakënaqur me presidentin Trump, sidomos në ndalesën që ai i ka bërë myslimanëve, dhe kjo e ka kthyer atë kundër tij.