Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik
Prishtinë, 21 korrik - Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim - Toka organizon vizitë në Muzeun Etnologjik për Kampistët e Kampit Ndërkombëtar
Toka punon që të rinjtë në Kosovë të zhvillojnë shkathtësi të reja përmes edukimit jo-formal, si dhe nxitë qytetarinë aktive te ta përmes vullnetarizmit edukativ.
Kampistë nga Franca, Izraeli, Amerika, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndër shumë aktivitete të tjera, do të vizitojnë Muzeun Etnologjik të Kosovës për të shkëmbyer njohuri kulturore mes kampistëve vendas dhe kampistëve vizitorë.
Të gjithë do të shijojnë ushqime tradicionale si pite dhe fli e do të kënaqen duke mësuar për kulturën tonë shqiptare.
Kampi Ndërkombëtar financohet nga "Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën", financiuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Kampi poashtu përkrahet nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC, si dhe Komuna e Prishtinës.