Kali premierë në Ozu Film Festival
Romë, 21 nëntor - Filmi i shkurtër Kali me regji nga Alban Ukaj dhe Yll Çitaku do të ketë premierën në Festivalin e Filmit OZU në Itali.
Në edicionin e 22-të të këtij festivali këtë vit në konkurrencën zyrtare është filmi Kali prodhim i kompanisë Koperativa me producent ekzekutiv Arian Rexhepin.
Kali do të shfaqet në Ozu Film Festival të nesër 22 nëntor në ora 21:30.
Me skenar nga Alban Ukaj filmi trajton ngjarjen e vitit 1997, gjegjësisht 1 tetor 1997 ku qindra student kanë dalur në protest kundër regjimit shtypës në rrugët e Prishtinës. Në mes të tyre janë edhe 3 shok adoleshent të cilët e gjejnë vetën në një situatë të paimagjinueshme.
Në Kali luajnë: Izudin Bajroviç, Florist Bajgora, Ermal Gërdovci, Fatlum Berisha, Astrit Kabashi, Faik Çitaku.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nga Fondi Heartefact dhe e pret një rrugë e gjatë nëpër festivale ndërkombëtare.