Kadare dekorohet "Komandant i Legjionit të Nderit"
Tiranë, 1 janar - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka njoftuar për mes rrjetit të tij social në \'Facebook\", se Ismail Kadare është dekoruar nga Franca me urdhrin Komandant i Legjionit të Nderit, vlerësimin më të lartë që jep ky vend.
\"2016 nis me lajm fantastik. Kadare u dekorua Komandant i Legjionit te Nderit, me e larte e Francës. Nderim i madh për Kadarenë dhe Shqipërinë, ka shkruan ai.
Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparte në 1802, urdhri apo nderimi me i lartë kombëtar në France dhe numëron 93 mije anëtare. Këtë vit janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo, Vanessa Paradis, Lionel Jospin, Michel Legrand etj.