Justin dhe Selena sërish bashkë
Floridë, 20 dhjetor - Justin Bieber dhe Selena Gomez mund të mohojnë lidhjen e tyre për publikun e gjerë, por se sa pranë njëri tjetrit janë ata, e treguan më së miri fotot e mëngjesit të së dielës.
Të dy adoleshentët janë parë duke vrapuar në mëngjesin e të dielës në Miami, të dy duke buzëqeshur dhe duke mbajtur për dore njëri tjetrin, derisa e kuptuan që janë duke u vëzhguar nga paparacët.
Ata menjëherë u zhvendosën në hotelin e tyre të përbashkët në Miami, para performancës së Justin Bieber sonte mbrëma në American Airlines Arena të Floridas.
Pavarësisht faktit se ata mohojnë lidhjen e tyre, kjo nuk është hera e parë që Justin dhe Selena janë parë së bashku. Pikërisht një javë më parë, ata janë takuar në mënyrë të fshehtë në një restorant në Philadelphia.