Justin Bieber tip problematik
Kanadë, 11 korrik - Dënimi që i është dhënë Justin Bieber nga gjykata e Los Angeles shënon fundin e një periudhe me trazira në jetën e idolit të shumë të rinjve kanadez.
Bieber u lirua me kusht për dy vite por u urdhërua nga gjykata që të paguaj një dënim prej 47,205 funtash për dëmin që i ka shkaktuar shtëpisë së fqinjit gjatë sulmit me vezë.
Muajt e fundit Justin Bieber është bërë i njohur më shumë për problemet që i ka shkakuar se sa për 12 milion albumet që i ka shitur që kur ka filluar të merret me këndim në vitin 2009.