Justin Bieber premton ndryshime në vitin 2015
Kanadë, 30 janar - Këngëtari i njohur kanadaze Justin Bieber, i cili është i njohur për problemet e shkaktuara rreth thyerjes së ligjit dhe dënimet e shumta në lidhje me këtë, premton se do të ndryshoj në vitin 2015.
Ai u paraqitë në programin e Ellen DeGeneres dhe i solli asaj lule për ditëlindjen e saj të 57-të dhe ndër të tjera premtoi ndryshim në vitin 2015.
,,Kam bërë gjëra që ndoshta nuk kanë qenë më të mirat, por besoni që nuk jam ai që kam pretenduar të jem. Kur them pretendim mendoj se ne shpesh nuk jemi ashtu siç ndjehemi brenda vetes sonë", tha ai.