22 Dhjetor 2024

Jubileu i 65 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja

Prishtnë,  11 shkurt - Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka 65-vjetorit në këtë 12 shkurt, por këtë vit jubilar pret ta shënoj, së shpejti, një ditë tjetër me një numër festiv të përgatitur në Pallat, e rikthyer tetë vjet pas dëbimit të kundërligjshëm nga UNMIK-u më 21 shkurt 2002.

Gjatë tetë vjetëve të dëbimit dhe detyrimisht mbylljes si e përditshme, Rilindja për të ruajtur emrin dhe traditën ka dalë me më se 40 numra të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm, të cilët ishin edhe protestues, për t’i thënë jo mbylljes.

Edhe në këtë jubile, e ritheksojmë mirëpritjen dhe përshëndetjen për rinovimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të Pallatit tetëmbëdhjetë katësh, më të lartit në vend, i cili me vite ishte si një gërmadhë apo edhe ndërtesë fantazmë, krejt e zbrazët, pas dëbimit të Rilindjes dhe ndërprerjes së punimeve të rikonstruimit që duhej të pasonin “zhveshjen e brendshme”.

Rinovimi i Pallati, tash pjesë e imazhit të ri të shtetit të ri me objektet e reja moderne të ndërtuara e rinovuara të akomodimit rezidencial të Qeverisë gjatë dy vjetëve të pavarësisë, presim të pasohet edhe me zgjidhjen e duhur ligjore për Rilindjen.

Një hapësirë pune në Pallat si një mundësi për ridaljen e gazetës një kohë edhe me statusin aktual të ndërmarrjes shoqërore dhe e ardhmja në privatizim si edhe e gazetave tjera të rajonit që kishin status të njejtë dhe vazhdojnë të dalin duke ruajtur të veçantën e gazetës tradicionale, e bëjnë të sigurt  rikthimin e të përditshmes Rilindja Kosovës, siç ka në çdo vend normal në botë gazeta të traditës.

Numri i parë i gazetës Rilindja ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren, me shkronjat prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana. Në Prizren është edhe shtëpia monument, e parë, e Rilindjes.

Rilindja kishte edhe shtëpi tjetër, në Prishtinë – objektin ku aktualisht është Gjykata Komunale dhe Enti i Statistikës së Kosovës, e të cilën e ka investuar në Pallatin e Rilindjes, të ndërtuar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Rilindja, gazeta historike e lindur në kohën e Konferencës së Bujanit, e cila e përcolli Kosovën e zhvillimet historike të saj deri në shpalljen dhe njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë dhe më tej, mund të ketë edhe shtëpi tjetër në të ardhmen, pas privatizimit si gazetë.

Behlul Jashari

Kryetar i Këshillit Drejtues tё Rilindjes
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)