Jolie viziton kampet e refugjatëve sirianë
Ankara, 14 shtator - Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie ka vizituar kampet e refugjatëve sirianë në Turqi ndërsa ka shprehur mirënjohje ndaj autoriteteve për ndihmën e dhënë refugjatëve.
Të gjithë refugjatët që takova janë shumë shumë të prekur dhe të trishtuar për situatën në vendin e tyre dhe për të afërmit e miqtë që kanë lënë pas, u shpreh aktorja në një konferencë për shtyp.
Udhëtimi i Jolie, një e dërguar e Agjensisë së Refugjatëve të OKB-së, erdhi ndërsa Ankaraja ka shprehur një shqetësim gjithmonë e më të madh për numrin e emigrantëve në tokën e saj.