29 Dhjetor 2024

Jolie promovon filmin për luftën në Bosnjë

Tokio, 30 korrik - Aktorja Angelina Jolie ishte në Tokio për të promovuar filmin e saj për luftën në Bosnjë. Filmi do të fillojë të shfaqet në Japoni më 10 gusht.

Një aktivitet i posaçëm promovues u zhvillua në Universitetin e Kombeve të Bashkuara, ku ishte edhe Sadako Ogata, ish-Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Filmi me regjisore Angelina Jolinë dhe me titull \"Në tokën e gjakut dhe të mjaltit\" ka si subjekt dashurinë mes një serbi të Bosnjes dhe një myslimaneje të Bosnjës, gjatë luftës në Ballkan në vitet 90.

Si e dërguar e posaçme e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, Jolie foli për fushatën e saj të nisur së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik Uilliam Hague, për të ndalur dhunën seksuale në zonat e luftës në mbarë botën.

Në prill, vendet e G8 ranë dakord të punojnë për t\'i dhënë fund përdhunimeve dhe dhunës seksuale në konflikte të armatosura.

\"Ky është vetëm fillimi. Qëllimi ynë duhet të jetë të luftohet mosndëshkimi, në mënyrë që përdhunimi të mos përdoret si armë lufte siç ndodhi në Bosnjë, dhe siç ndodh sot nga Kongoja në Siri,\" tha zonja Jolie.

Duke folur për filmin, i pari film i saj ku ajo është edhe skenariste edhe regjisore, Jolie tha se ajo shpreson që publiku të frymëzohet për të reflektuar më thellë dhe për të ndërmarrë veprime konkrete.

\"Kur fillova realizimin e këtij filmi, mendoja të rrëfeja një histori për t\'u dhënë një zë të mbijetuarve. Por sot unë jam këtu jo vetëm si regjisore por edhe si një luftëtare, pjesë e një përpjekjeje globale që është çdo ditë në rritje,\" tha zonja Jolie.

Angelina Jolie dhe partneri i saj, Brad Pitt shkuan në Tokio të dielën për të marrë pjesë në veprimtaritë promovuese për filmat e tyre. Brad Pitt po promovon filmin \"World War Z.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)