22 Dhjetor 2024

Jolie: Nuk jetoj dot pa Brad Pitt

SHBA, 9 korrik - Angelina Jolie është shprehur në një intervistë për mediat amerikane se ajo dhe partneri i saj, Brad Pitt, kanë nevojë të jenë së bashku dhe gjithmonë ata janë të vetëdijshëm se po kalojnë kohë të veçantë njëri për tjetrin.

Aktorja që është duke rritur gjashtë fëmijë, këmbëngul se ajo dhe bashkëshorti i saj gjithmonë krijojnë momente pozitive për njëri-tjetrin, pa pasur nevojë që fëmijët të ndërhyjnë në romancën e tyre.

\"Fëmijët natyrisht se na mbajnë të lidhur, por një lidhje nuk do të mbahet nëse është vetëm për fëmijë. Ju duhet të jeni gjithnjë të interesuar për njëri-tjetrin dhe të keni, vërtet, vërtet momente shumë të mrekullueshme së bashku. Ne bëjmë kështu. Neve na pëlqen të jemi së bashku. Ne kënaqemi me këtë. Ne kemi nevojë për këtë dhe ne gjithnjë e gjejmë atë kohën e veçantë. Ne qëndrojmë të lidhur. Ne flasim për këtë. Është shumë e rëndësishme\", u shpreh Jolie e cila është e bindur se Brad Pitt është i dashuruar me atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)