Jolie në Paris për filmin e saj "The Turist"
Paris, 25 shkurt - Aktorja bukuroshe Angelina Jolie ka qenë në kryeqytetin e Francës në Paris për filmin e saj "The Turist". Së bashku me aktoren kanë qenë dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt me fëmijët e tyre.
Ndërkohë që Jolie po merrej me filmin e saj më të fundit duke realizuar pjesët e tij, Pitt së bashku me Zahara, 5 vjeç dhe Shiloh 3 vjeç shkuan në dyqanet më në modë të vendit për të blerë veshje nga më të ndryshmet.
Pas kësaj xhiroje në kryeqytetin francez Brad së bashku me fëmijët dhe Jolie janë kthyer në hotelin e tyre ku kanë drekuar së bashku.
Me sa duket familja Pitt po kalon momente mjaft të lumtura pasi kujtomë që ata ishin dhe në Venecia së bashku, ku atje do të kthehen sërish pasi në Paris pritet që të qëndrojnë vetëm për pak ditë.