Jolie kërkon ligj për paparacët
Hollywood, 10 dhjetor - Angelina Jolie bën thirrje për ligj të ri për mbrojtjen e yjeve dhe familjeve të tyre nga paparacët e paskrupullt të cilët qëndrojnë vazhdimisht pranë tyre.
Jolie, e cila po rrit gjashtë fëmijë me partnerin e saj Brad Pitt, ka kërkuar ligj të ri për mbrojtjen e personaliteteve të famshme, jeta private e të cilëve cenohet nga fotografët.
Unë mendoj se duhet të ketë një ligj të ri që do të kufizojë afërsinë e tyre ndaj fëmijëve tanë, u shpreh Jolie.