10 Janar 2025

Jolie i heq vezoret për ta parandaluar kancerin

New York, 24 mars - Aktorja e njohur dhe regjisore, Angelina Jolie, këtë shpallje e bëri dje në një shkrim në të përditshmen, New York Times.

Ajo thotë se analizat e gjakut kanë treguar se, për shkak të gjeneve, ajo është e rrezikuar 87% nga kanceri i gjirit dhe 50% nga kanceri i vezoreve.

Në vitin 2013 ajo ka pasur mastektomi të dyfishtë (heqje të gjinjëve).

Angelina Jolie thotë se procedurën e ka pasur javën e kaluar. Ajo ende e ka mitrën, duke thënë se kanceri i mitrës nuk ka ndodhur në familjen e saj.

Gjyshja, nëna dhe halla e saj kanë vdekur nga kanceri.

Angelina Jolie, 39 vjeçare, ka theksuar se do të kërkoj mënyra për ta forcuar sistemin e saj të imunitetit për parandalimin e kancerit.

Bashkëshorti i saj, aktori Brad Pitt, ishte në Francë dhe po kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)