Jolie, 25 persona për t'u kujdesur për punët në shtëpi
SHBA, 28 korrik - Shkrimtari, Andrew Morton, ka pohuar në librin e tij të ri se aktores Angelina Jolie i duhet një staf prej më se 25 personash për t'u kujdesur për punët në shtëpi.
Aktorja e "Salt", e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me partnerin e saj Brad Pitt, thuhet të ketë pasur nevojë për një staf të tërë për mirëmbajtjen e punëve shtëpiake.
"Shtëpia ishte e mbushur me kujdestare nga Vietnami, Kongo dhe SHBA-ja. Katër shërbëtore, një mjek për emergjenca, dy asistentë personal, një kuzhinier, një shërbëtore, dy pastruese, një shofer, katër truproje dhe gjashtë gardianë të ish-ushtrisë franceze për të patrolluar rrethinën", shkroi në librin e tij Andrew Morton.