Johnny Depp po mendon daljen në pension
Los Angeles, 29 korrik - Johnny Depp po mendon daljen në pension Johnny Depp po mendon të tërhiqet nga aktrimi dhe të merret me gjëra të tjera në jetë.
Aktori i famshëm hollivudian është shprehur për BBC-në se tërheqja nga kinematografia nuk është shumë larg.
Kur u pyet nëse kishte gjëra të tjera më të qeta me të cilat mund të merrej, 50-vjeçari u përgjigj: Po, do të më pëlqente të merresha me gjëra të tjera. Nuk po them që do e mbyll tani karrierën, por nuk është larg dalja në pension.
Filmi i fundit i Johnny Depp me titull The Lone Ranger nuk ka pasur suksesin e pritur dhe tabloidi The Sun tregoi se në vitet e fundit Johnny Depp ka pasur një rënie të pandalshme në klasifikimin e aktorëve më të paguar të Hollivudit.