Johnny Depp me pasuri prej 400 mln dollarë pranë divorcit
Los Angeles, 26 maj - Ylli i filmave Johnny Depp dhe aktorja Amber Heard janë pranë divorcit.
Mediet ndërkombëtare shkruajnë se 30-vjeçarja Heard ka plotësuar dokumentet për divorc në Gjykatën e Los Angeles, me argumentimin për papajtueshmëri.
Ndërkohë çifti Depp- Heard kanë qenë të martuar prej 15 muaj dhe nuk kanë fëmijë. Divorci vjen pak ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së aktorit.
52-vjeçari i cili ka një pasuri prej 400 milionë dollarë dhe zotëron një ishull privat në Bahamas, ka paraqitur dokumentet e tij ligjore, duke i kërkuar gjykatës që të refuzojë kërkesën e bashkëshortes për mirëmbajtje.
Ndërkohë, aktori është duke promovuar filmin e ri Alice Through The Looking Glass, i cili do të hapet të premten në Shtetet e Bashkuara.