Johansson, gati për tu bërë aktorja më e paguar
Hollywood, 9 korrik - Ajo së shpejti do të ketë tre filma me Superheronj në raftin e saj kështu që nuk është çudi kur producentët e filmave kërkojnë me ngulm shërbimet e saj për një përvojë të katërt.
Dhe nuk ka vonuar! Duket se Scarlett Johansson-it i janë ofruar rreth 13 million pound për të marrë pjesë në vazhdimin e sagës Avengers.
Pagesa madhështore do e bëjë 27-vjeçaren aktoren më të paguar femër, në të gjitha kohërat.
Scarlett, e cila luan rolin e Natasha Romanoff ose Vejushës së Zezë, është duke u tunduar të ndrisë sërish për herë të tretë në Avengers 2.
Shuma e majme do të errësojë të 12.2 milion poundët e paguar për Angelina Jolie për rolin e saj te Turisti, në vitin 2010.
Avengers Assemble u bë filmi i tretë me fitimin më të madh në histori, duke grumbulluar 936 million stërlina në arkat e kinemave, dhe Scarlett është parë si një pjesë integrale e këtij suksesi.