Johansson e Reynolds firmosin divorcin
Cifti njoftoi ndarjen që më 14 dhjetor. Ata thanë se e kishin nisur marrëdhënien e tyre me dashuri dhe se me dashuri donin ta mbyllnin.
Johanson, e bërë e famshme me filmin E humbur në përkthim dhe Reynolds me Propozimi, ishin martuar në shtator të vitit 2008.
Ata thanë në deklaratën e 14 dhjetorit se, e kishin marrë vendimin për ti dhënë fund martesës pas një konsultimi të gjatë dhe të kujdesshëm.
Dy yjet e kinemasë janë shprehur se, ndonëse nuk besojnë tek respektimi i privatësisë së tyre, do ta vlerësonin shumë një gjë të tillë.
Më herët, nga viti 2004 deri në vitin 2006, Reynolds ka qenë i lidhur me këngëtaren e njohur kanadeze Alanis Morissette.