Jim Carrey zhvishet në mes të New York-ut
New York, 9 shkurt - Turma të mëdha admiruesish u mblodhën në qendër të New York-ut, ku Jim Carrey po xhiron disa skena të reja për seritë e reja të 30 Rock.
Në një prej momenteve më të pëlqyeshme për të pranishmit, aktori 50-vjeçar zhvat rrobat nga trupi në shenjë gëzimi dhe fillon të vallëzojë si i çmendur në mesin e qytetit.
Argëtuese janë edhe skenat në të cilat ai vrapon gjysmë i zhveshur në një rrugë të populluar në Quins apo ato ku ai shfaqet si një plak i moshuar apo endacak rrugës.
Midis aktorëve që do të jenë protagonistë së bashku me yllin hollivudian edhe disa emra të mëdhenj, si Alec Baldwin, Tina Fey apo Tracy Morgan.