Jim Carrey i rikthehet suksesit të vitit 1994
New York, 4 prill - Jim Carrey ka nënshkruar një kontratë për filmin e dytë Dumb and Dumber. Regjizori Peter Farrelly bëri të ditur se aktori i famshëm komik dhe Jeff Daniels do të interpretojnë sërish bashkë pas suksesit që pati filmi i dy budallenjve në vitin 1994.
Gjithmonë kemi dashur të bëjmë një pjesë të dytë të filmit. Daniels gjithmonë ka qenë i gatshëm, por Carrey ka qenë i zënë. Gjithsesi para disa kohësh Jim Carrey telefonoi dhe kërkoi që të bënim pjesën e dytë të filmit, u shpreh Farrelly për The Sun.
Mendohet se xhirimet e filmit të ri do të fillojnë në muajin shtator.
Filmi Dumb & Dumber tregon historinë e dy shokëve të lehtë nga mendja të cilët gjejnë rastësisht një valixhe që kërkohet edhe nga disa kriminelë të rrezikshëm.
Filmi ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka arritur të grumbullojë 247 milionë dollarë në të gjithë botën. Për interpretimin në këtë film Jim Carrey ka marrë plot 7 milionë dollarë.