Jessie J anulon koncertin në Australi për shkak të zërit
Londër, 5 mars - Jessie J ka anulluar një koncert në Australi për shkak të problemeve me zërin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja britanike në Twitter.
23-vjeçarja shkroi: Zëri im vendosi të dalë për një xhiro. Më vjen shumë keq për fansat që ishin bërë gati për koncertin tim në Australi.
Më është këshilluar që të mos e zhvilloj koncertin për shkak se zëri im është i lodhur, shtoi këngëtarja.
Jessie J, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, duhet të performonte në Future Music Festival në Perth sëbashku me Fatboy Slim, Tinie Tempah dhe Swedish House Mafia.