Jessica Alba prapë në filmin Sin City
Nju Jork, 8 gusht - Janë mbushur pothuajse 10 vite qysh kur origjinali i filmit Sin City i pushtoi teatrot me Jessica Alba që luan rolin e striptizeres së pafajshme Nancy Callahan.
Tani, filmi Sin City: A Dame To Kill For është duke u përgatitur për tu shfaqur dhe Jessica Alba prapë do të luaj rolin e njëjtë.
Këtë herë pafajshmëria e cila ka qenë pjesë e rolit në origjinalin e filmit Sin City ka humbur por atraktiviteti i aktores është rritur shumë.