Jessica Alba pozon me bikini për Maxim
New York, 5 gusht - Jessica Alba do të dalë në kopertinën e revistës Maksim në shtator 2014 e veshur me bikini dhe një këmishë të lagur.
Ylli i Sin City: A Dame to Kill For, shkëlqen në setin fotografik duke iu përshtatur standardeve të Hollywood-it.
Është brutale në qoftë se ju vendosni të gjithë identitetin tuaj prapa këtij biznesi , tha 33-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve për Maxim.
Ky lloj biznesi të përdor dhe më pas të pështyn, dhe këtë e bën me shumë njerëz, shtoi ajo.
Pavarësisht presioneve, Alba përpiqet për të qëndruar e sigurt në vetvete dhe atë që ajo përfaqëson.
Unë nuk dua të flas për çështjet e mia. Ndjehem me të vërtetë rehat nën lëkurën time dhe nuk jam duke kërkuar falje për veten time, tha ajo.