Jessica Alba ndihet më e lumtur se kurrë
Hollywood, 20 janar - Jessica Alba është shprehur se ndihet më e lumtur se kurrë pas lindjes së vajzës së saj të dytë, Haven.
Aktorja theksoi për Access Hollywood: Jam më e lumtur se kurrë në këtë periudhë të jetës sime dhe është shumë e dukshme kjo gjë.
30-vjeçarja shtoi se kësaj pas lindjeje e kishte shumë më të lehtë të rikthehej në formë, pasi nuk shtoi shumë në peshë gjatë shtatzanisë së dytë.
Nuk u shëndosha shumë kësaj radhe dhe u ushqeva në mënyrë të shëndetshme. Për këtë arsye e kisha më të lehtë të riktheja linjat e mëparshme, deklaroi Alba.
Jessica Alba ka edhe një vajzë tjetër 3-vjeçare, Honor, me bashkëshortin Cash Warren.