Jessica Alba do të luajë në filmin "Spy Kids 4"
Në tre filmat e mëparshëm rolin e prindërve spiunë e kanë luajtur Antonio Banderas dhe Carla Gugino, ndërsa në rolet e fëmijëve të tyre kanë luajtur akrorët Alex Vega dhe Daryl Sabara.
Robert Rodrigez, i cili ka realizuar regjinë e tre filmave të mëparshëm do ta bëjë edhe filmin e katërt, në teknikën 3D.
Alba do ta luajë nënën-spiune në pension. Aktorja bukuroshe merr një detyrë të re, ndërsa ende nuk është caktuar aktori që do të luajë bashkëshortin e saj.