Jennifer Lopez: Zënkat i bëjnë mirë një lidhjeje
SHBA, 29 prill - Jennifer Lopez ka pranuar se i pëlqejnë zënkat me bashkëshortin e saj Marc Anthony, sepse ajo është e bindur se martesa e tyre do të ishte e mërzitshme pa grindjet pasionante.
Këngëtarja dhe aktorja, e cila u martua me këngëtarin latin në vitin 2004, beson se të dashuruarit duhet të sfidojnë njëri tjetrin duke u grindur sepse kjo do tregon një lidhje të shëndetshme.
"Për gjithë stabilitetin që kemi për njëri-tjetrin, Marc dhe unë jemi artistë. Të dy e duam intensitetin. Të dy jemi pasionantë dhe kjo ekziston ende në lidhjen tonë. Nëse nuk do ta kishim këtë, do të ishte e mërzitshme. Për mua, shumë e mërzitshme."- është shprehur këngëtarja Lopez
"Jam sfida më e madhe që Anthony ka pasur ndonjëherë. Njerëzit gjithmonë thonë se grindjet janë fenomen negativ, por të gjithë kanë nevojë për këtë. Ka shumë dinamikë mes nesh dhe lidhja jonë është shumë pasionante. Kjo është arsyeja se pse lidhja jonë ende vazhdon."- ka thënë Lopez.