Jennifer Lopez synon serish majat
SHBA, 12 maj - Shkëlqeu si muzikante, si aktore dhe si ikonë e bukurisë por për disa kohë u tërhoq nga bota e spektaklit për tiu përkushtuar familjes.
Jennifer Lopez, mamaja e dy binjakëve tashmë kërkon të rikthehet në maja edhe pse familja qëndron në plan të parë. Fëmijët e mi janë ende një prioritet, shprehet ajo në një intervistë për Vogue.
Ndërkohë, kengëtarja latine përgatitet të hedhë në treg këtë verë albumin e saj, këtë herë pa logon e kompanisë Sony. Objekti i ardhshëm është të këndoj live sa më shumë që të jetë e mundur. Dua të kujtohem si një këngëtare e shkëlqyer, përfundon Lopez.