Jennifer Lopez përjashtohet nga koncerti
New Delhi, 30 mars - Jennifer Lopez është përjashtuar nga një koncert me rreth 60 milionë shikues, kjo ka ardhur si pasojë e një me kërkesa që ajo i kishtë dërguar organizatorëve.
Këngëtarja 43-vjeçare, thuhet të ketë insistuar që ata ti siguronin një avion privat dhe dhjetra dhoma hoteli për stafin e saj, duke përfshirë edhe stilistët e saj, asistentët dhe kuzhinierin.
Zyrtarër e indinjuar të cilët dëshironin ta kishin Lopez-in në cermoninë me rastin e hapjes së Premierë Ligës së Indisë, u detyruan që të tërhiqen.
Kërkesat ishin të paparashikuara. Ajo i dha vetes çmimin në atë formë sa të përjashtohet nga ngjarja. Kjo ishte idiotësi, pasi audienca për këtë ngjarje ishtë shumë e madhe, -citon një burim.
Ndërkaq, zëdhënësi J-LO tha se ajo kishte hedhur poshtë marrëveshjen për shkak se këngëtarja ishte shumë e zënë me incizimin e albumit.