Jennifer Lopez e lumtur me pjesëmarrjen e saj në Las Vegas
Kaliforni, 17 gusht - Me kalimin e kohës relacioni në mes të Jennifer Lopez dhe Casper Smart sa vjen e po forcohet.
Këtë e konfirmon vet këngëtarja e cila në një intervistë të dhënë për ET tha se ta mbash një lidhje të fortë përkundër angazhimeve të shumta është shumë e vështirë.
,,Kjo kërkon shumë punë por ne e bëjmë të pamundurën që të jemi bashkë", tha ajo.
E pyetur rreth spektalit të radhës në Las Vegas ajo tha: "Unë jam përgatitur për këtë spektakël gjatë gjithë jetës dhe jam shumë e ngazëllyer që do të shkoj në Vegas në janar të vitit 2016. Qëllimi im është që edhe njerëzit që nuk e duan muzikën time të vijnë në spektakël dhe të kënaqen aty".