25 Dhjetor 2024

Jennifer Lopez: Divorci ishte i dhimbshëm

Los Angelos, 17 mars - Jennifer Lopez u shpreh në një intervistë për revistën amerikane ‘Vogue’ se periudha pas divorcit nga Marc Anthony ka qenë shumë e vështirë dhe e dhimbshme.

Gjithashtu këngëtarja dhe aktorja shtoi se ende nuk e ka kapërcyer plotësisht këtë periudhë.

“Është shumë e trishtueshme dhe ende nuk e kemi kaluar plotësisht. Është një periudhë e vështirë. Jemi ende miq, jemi edhe prindër kështu që duhet pak kohë”, theksoi Jennifer Lopez.

“Gjithsesi unë ndihem krenare për mënyrën se si po e përballojmë këtë situatë të dhimbshme. Po bëjmë maksimumin për fëmijët tanw”, shtoi 42-vjeçarja

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)