Jennifer Lopez braktis studion e saj muzikore
SHBA, 25 shkurt - Rikthimi muzikor i Jennifer Lopezit po kalon një periudhë jo të mirë në karrierën e saj muzikore. Këngëtarja latine ka braktisur studion muzikore me të cilën po bashkëpunon qe një kohë të gjatë.
Lopez duhej që sipas një plani të lançonte albumin e saj të shtatë, i cili titullohet "Love?". Ky album do të dilte në treg në muajin prill, me kompaninë muzikore "Sony's Epic Records".
Por siç duket ky projekt është vënë në rrezik pasi këngëtarja me origjinë domenikane është larguar nga studioja. Sipas spekulimeve, arsyeja që Lopez ka braktisur studion është për faktin se albumi ende nuk është gati.