24 Dhjetor 2024

Jennifer Lopez akuzohet si mbështetëse e regjimit iranian

New York, 24 janar - Irani dhe kompania automobilistike “FIAT” kanë futur në telashe këngëtaren Jennifer Lopez, e cila akuzohet si mbështetëse e regjimit iranian nga një grup aktivistësh.

Kënga e re e 41-vjeçares, “My World”, është bërë subjekt i një spoti publicitar të kompanisë italiane, e cila pavarësisht presionit ndërkombëtar, vazhdon të shesë automjetet e saj në Iran.

Si rrjedhojë, grupi “United Against Nuclear Iran” (të bashkuar kundër Iranit bërthamor), i bëri thirrje portorikanes që të ndërpresë menjëherë të gjitha lidhjet e saj me “FIAT”.

Një zëdhënës i “UANI”, tha: “FIAT shet kampionë, makina dhe mjete të tjera që qarkullojnë në rrugët e Iranit, ku regjimi brutal shtyp njerëzit e tij, dënon me varje homoseksualët, mbështet terroristët, përfshi al-Kaedën dhe përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Nuk do të doja kurrë që të kisha bashkëpunimin me një kompani të tillë në ndërgjegjen time, edhe pse është e qartë që FIAT i paguan miliona Lopezit. Shpresoj që ajo të bëjë zhgjedhjen e duhur”.

Në komunikatën e publikuar në faqen e internetit të UANI-t, këngëtarja akuzohej si një “zëdhënëse” e një kompanie, që nëpërmjet bashkëpunimit me Teheranin, shërben për ta bërë planetin çdo ditë në një vend gjithmonë e më të pasigurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)