Jennifer Lopez akoma beson në dashuri
Nju Jork, 30 tetor - Ndonëse ndjehet shpesh e abuzuar në relacionet e saj, qoftë mentalisht, emocionalisht apo gojarisht, Jennifer Lopez thotë se ajo akoma beson në dashuri.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera ajo i shprehë në librin e saj ,,True Love", ku ajo zbulon një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj. Ishte kjo periudha dy vjeçare ku ajo si artiste dhe si nënë u konfrontua me sfidat më të mëdha, identifikoi të gjitha gjërat që e frikësonin dhe përfundimisht doli si person më i fortë.
Jennifer aktualisht është duke bërë xhirimet e sezonës së re të ,,American Idol", premiera e së cilës do të shfaqet më 14 janar 2015.