Jennifer Lawrence femra më e dëshirueshme në planet
Hollywood, 12 dhjetor - Jennifer Lawrence është votuar si femra më e dëshirueshme në planet.
Aktorja 22-vjeçare, e bërë e famshme me filmin The Hunger Games, e ka marrë këtë titull pas një sondazhi të kryer nga revista online për meshkuj AskMen.com.
Plot 2.4 milionë persona votuan në këtë sondazh dhe kryeredaktori James Bassil theksoi: Ka një përshtypje mes meshkujve se Jennifer Lawrence është më origjinale se aktoret e tjera. Është e freskët sepse nuk ka qenë protagoniste e faqeve të para të gazetave me thashetheme.
Bukuroshja bjonde ndiqet në pesëshen e parë nga aktorja Mila Kunis, modelja Kate Upton, këngëtarja Rihanna dhe aktorja Emma Stone.
Fituesja e vitit të kaluar, Sofia Vergara, ka zbritur në vendin e 12.