Jennifer Lawrence e kënaqur nga puna me Bradley Cooper
Nju Jork, 26 qershor - Pas një agjende shumë të ngjeshur pune aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka vendosur ti jap vetes pak pushim.
Më 25 qershor ajo është parë në Nju Jork duke u argëtuar me shoqërinë e saj dhe niveli i disponimit të saj ishte mjaft i lartë.
Kohët e fundit ajo ka qenë e angazhuar në filmat "American Hustle" , "Silver Linings Playbook" dhe "Serena" dhe që në të tre filmat ajo ka luajtur bashkë me aktorin Bradley Cooper.
E pyetur nga People rreth Cooper ajo tha: "Unë e kam detyruar atë që të luaj me mua. Sipas mendimit tim ai është më i ri dhe mua më pëlqen të punoj me të.