Jennifer Lawrence bashkë me Bradley Cooper në filmin e radhës
Nju Jork, 16 korrik - Jennifer Lawrence, Bradley Cooper dhe Robert De Niro janë bërë prapë bashkë për të luajtur edhe një film tjetër të regjisorit David O. Russell.
Lawrence e luan rolin e Joy, një shtëpiake e cila rritet dhe bëhet themeluese dhe udhëheqëse e një familje të fuqishme që kane biznese të mëdha.
Lawrence dhe Cooper kanë luajtur në katër filma bashkë dhe tre nga këta filma kanë qenë me regji të Rusell.
Cooper ishte nominuar për çmimin Oscar për rolet e tij në American Hustle dhe Silver Linings Playbook ndërsa Lawrence e ka fituar çmimin Academy Award për rolin në Silver Linings Playbook dhe gjithashtu ishte nominuar për rolin e saj në American Hustle.