Jennifer Aniston urren tabloidet
SHBA, 17 mars - Aktorja Jennifer Aniston ka deklaruar se urren thashethemet që shkruhet për jetën e saj të dashurisë.
Ylli i filmit "Friends", e cila është përfolur se ka pasur një varg romancash me yje të Hollywoodit që nga divorci me Brad Pitt në vitin 2005, është e shqetësuar se të gjitha ato që fliten për jetën e saj private mund ta shkatërrojnë edhe karrierën e saj.
"Kjo çrregullon atë që ju bëni dhe për të cilën ju punoni shumë, që janë filmat dhe spektaklet tona televizive. Kjo është si një punë e dytë të cilën nuk e keni zgjedhur ta bëni.
Është si serial me vuajtje të cilën nuk jeni pajtuar ta bëni", ka thënë aktorja. 41-vjeçarja së fundi thuhet se është e lidhur me aktorin skocez Gerard Butler, me të cilin luajnë së bashku në filmin më të ri "The Bounty Hunter"